CANTE E BERE ME DORE

By on May 28, 2013

canta_cope_mainPërshendetje! Sot dua të ndaj me ju një punë-dore shumë të thjeshtë dhe të këndshme. Është ndjesi shumë e bukur të bësh diçka me duart e tua, si për ty, ashtu edhe për personin të cilit ja dhuron. Jam e sigurt që disa prej jush i kanë pasion aksesorët e bërë me dorë, por edhe nëse nuk keni bërë ndonjëherë prova të tilla, jam e bindur që do të paketonit me shumë dashuri një dhuratë për personin e zemrës.

 

Çfare do t’ju duhet:

Copë pambuku katrore me bazë 17cm, 2 për çdo çantë

Gërshërë që presin zig zag. Nuk janë të domosdoshme, por i japin një pamje më të bukur buzës së copës

Ngjitëse, e cila ngjit në të dy anët

Rripa lëkure të holle, fjongo, pendë ose lule, etj.

 

Faza 1: Prerja e copës

Priteni copën në formë katrore me gërshërët zig zag.  Zgjidhni copa me teksturë sa më të gëzueshme, por mund të përdrni edhe copën e veshjeve që nuk i vishni.

 

Faza 2: Vendos ngjitësen

Vendosni ngjitësen nga ana e pasme e copës, vetëm në tre nga buzët.

 

Faza 3: Formoni çantën

Hiqni letrën në anën e pangjitur të ngjitëses dhe vendosni mbi të copën që të formoni çantën. Sigurohuni që copat të puthiten me njëra-tjetreën. E lehtë apo jo ;)

 

Faza 4: Lidh dhe dekoro

Fusni brenda dhuratën. Këto çanta janë të forta mjaftueshëm, aq sa të mbajnë sapun/bizhu/ëmbëlsirë, etj.

 

Suksese!

About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>